Zejdi në Klan Debat në Klan M: Fronti Europian ka legjitimitetin e popullit, s’kemi pse me kalu në opozitë!

I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Makedonia, Skender Rexhep Zejdi nga “Fronti Evropian” ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e raporteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Zejdi ka akuzuar partitë politike maqedonase, veçanërisht VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, për veprime që sipas tij kanë dëmtuar raportet ndëretnike dhe kanë vepruar në dëm të interesave të komunitetit shqiptar.

Duke folur me pasion, Zejdi ka theksuar se partitë në pushtet kanë humbur legjitimitetin ndërkombëtar për shkak të raporteve të tyre dhe janë duke prishur harmoninë etnike. Ai ka përmendur rastin e fshatit Llërcë si një shembull të keqpërdorimeve zgjedhore dhe të nacionalizmit maqedonas që sipas tij po ushtrohet kundër shqiptarëve. Ai ka shtuar se në një demokraci, fituesi është ai që fiton mbështetjen e popullit, jo vetëm ai që merr pjesë në garë.

“Ata e kanë humbur betejën te ndërkombëtarët për raportet ndëretnike me veprimet e tyre, dhe ata po i prishin raportet etnike në dëm të shqiptarëve.
Pse me kalu ne në opozitë, në opozit kalon ai që nuk e ka legjitimitetin e popullit.
Unë po të isha banor i Llërcës do të isha turpëruar nga deklarata e Kasamati, i cili e llogarit fshatin e lindjes për keqpërdorime zgjedhore, për të qenë shërbyes i një nacionalizmi maqedonas. Ku gjithëshka është e organizuar nga VMRO-ja dhe LSDMja për këtë nacionalizëm të theksuar ndaj shqiptarëve. Fronti do të shkojë aq larg sa të legjetimojë të gjthë atë përgjegjësi që ka marrë nga qytetarët, në demokraci fitues llogaritet ai që fiton dhe jo ai që është vetëm garues.
Shkuarja e shqiptarëve, d.m.th që shkuam në dy blloqe nga pjesa shqiptare e stimuloi daljen e votave shqiptare”, tha Zejdi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share