Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për Klan Debat, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut përmes integrimit në Bashkimin Evropian. Ai shprehu se ky proces do të kërkojë ndryshime të thella kushtetuese, të cilat do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Rexhepi-Zejd shtoi se nuk ka alternativë tjetër për sigurinë e vendit përveç anëtarësimit në BE dhe se duhet të kultivohet një frymë miqësore me shtetet anëtare. Ai gjithashtu zbuloi se angazhimi i Lëvizjes Populli do të përqendrohet në zhvillimin e barabartë ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor.
Në kontrast me qëndrimin e opozitës, të cilën e akuzoi për të parë BE-në përmes prizmit të VMRO-së dhe për të devijuar nga rruga e duhur, Rexhepi-Zejd theksoi se Lëvizja Populli mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian dhe reformave të nevojshme për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për Maqedoninë e Veriut.
“Shtylla kryesore është që ne ta ruajmë sigurinë dhe stabilitetin e vendit në këtë kohë të brishtë, kjo mundet të bëhet vetëm me integrimin e vendit në BE, që na detyron të mendojmë për ndryshimin e kushtetutës, që do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Rrugëdalje tjetër për sigurinë dhe stabilitetin e vendit jashtë BE-së nuk ka, dhe kultivimit të frymës miqësore me shetetet e BE-së. Pastaj vjen apsekti ekonomik, ku do të japim angazhimin maksimal për të bazur zhvillim të njejtë si ekonomnik, social, dhe arsimor e infrastrukturor, pra angazhimi jonë do të jetë në këtë frymë.
Pastaj çështja tjetër është ajo e presidentit që të zgjidhet në Kuvend. Si dhe një pikë tjetër është pse jo të hiqet hiqen edhe kufijtë. Kjo marrëveshje mund të zgjerohet edhe me subjekte të tjera.
Për dallim nga opozita e cila BE-në e shef nëpërmjet thjerzës së VMRO-së, e cila shpesh i devijon në rrugën e tyre.
Maqedonia nuk ka perspektivë nëse nuk fillon bisedimet në BE, jo rastësisht është gjithë ky ndikim rus tek ne tek mediat, tek subjektet politike, intenca e tyre është të krijohet një konflikt që të shtrihet edhe në vende të tjera, ata nuk ngurojnë ta ushqejnë këtë çështje”, tha Zejdi./ tvklan.mk/