Zbulohet vrima e zezë më e afërt me tokën

Gaia BH1 gjendet 1300 vite drite larg planetit tonë

Zbulohet vrima e zeze më e afërt me Tokën. Quhet Gaia BH1, gjendet 1300 vite dritë larg nesh, ka një masë 10 herë më të madhe se ajo e Diellit dhe është inaktive. Te tilla quhen ndryshe edhe të “padukshme” pikërisht sepse nuk çlirojnë asnjë radiacion dhe shumë e vështirë për t’u arritur të vrojtohen.

Identifikimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh të qendrës së Astrofizikës së Harvard dhe institutit Max Planck, që kanë përdorur të dhënat e teleskopit hapësinor evropian Gaia dhe atij Gemini në Hawai.

Sipas shkencëtarëve, pjesa më e madhe e vrimave të zeza janë në gjendje të fjetur, pra nuk tërheqin materiale dhe trupa qiellore brenda vorbullës së tyre. mendohet se në galaktikën tonë mund të jenë rreth 100 milionë vrima të zeza, me një masë nga 5 deri në 100 herë më të madhe se të Diellit, por identifikimi i tyre është mjaft i vështirë, veçanërisht kur nuk janë aktive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share