Zbulohet surpriza e “Dance Albania” për javën e ardhshme!

Javën e ardhshme, e hëna e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan përkon me festën kombëtare të pavarësisë. 110 vjet shtet shqiptar do të festohen edhe në skenën e programit hit të vallëzimit.

Sic zbuloi Alketa Vejsiu, mbrëmja do të jetë një festë e madhe e Shqipërisë, e flamurit dhe e lirisë. Shqipëria e parë nga e shkuara dhe e ardhmja. Me një koncept të ri të muzikës moderne me motive të super hiteve të fondit të artë muzikor shqiptar. Kuq e Zi je ti! Nata më e bukur që i dedikohet Shqipërisë, flamurit, lirisë.

Ky spektakël do të sjellë historinë, treguar përmes vallëzimit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share