Zbulohet shkaku i vdekjes se producentit të emisionit “Ellen DeGeneres Show”

Mediat amerikane thonë se 40-vjeçari Stephen Laurel boss kreu vetëvrasje

Ai ishte një figurë e rëndësishme në emisionin “Ellen DeGeneres Show” aty ku edhe fitoi popullaritet por tronditja që la pas vdekja e Stephen Boss është edhe më e madhe pas zbulimit të shkakut.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane mësohet se 40-vjecari ka kryer vetëvrasje. Ai u gjet i pajetë rreth orës 11:25 të mëngjesit të së martës në periferi të Los Anxhelosit.

Boss u bë i njohur kur doli i dyti në konkursin e kërcimin “So You Think You Can Dance” në 2008. Ai më vonë ai do të kthehej sërish në program por këtë herë si anëtar jurie.

Moderatorja Ellen DeGeneres e solli atë si DJ në programin e saj të dashur për të gjithë në vitin 2014, një punë që ai e mbajti derisa shfaqja u mbyll këtë vit.

Boss ishte gjithashtu bashkëproducent i programit të njohur. Ai qëndroi në kontakt me fansat përmes llogarive të tij të njohura në rrjetet sociale, duke shpërndarë shpesh video të tij duke kërcyer me gruan e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share