Ditën e nesërme (14 Qershor) mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës dhe delegacioni nga Shqipëria pritet të mbërrijë aty në orën 11:00.
Sipas axhendës zyrtare të mbledhjes mes dy qeverive, në orën 11:30 është planifikuar që të nisë mbledhja e qeverive.
Kjo mbledhje do të zhvillohet në Bibliotekën e qytetit të Gjakovës.
Ndërsa slogani i kësaj mbledhje të radhës është “Të përbashkuar në Gjakovë”.
AXHENDA E MBLEDHJES SË PËRBASHKËT TË QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË
11:00 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Vendi: Biblioteka e Qytetit Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit
11:15 Mbërritja e Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Vendi: Oborri i Bibliotekës së Qytetit. Në mbërritje, Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës mirëpret Sh. T. Edi Rama, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Vijohet me himnet shtetërore nga banda frymore ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë
11:30 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri Vendi: Biblioteka e Qytetit
12:40 Foto e përbashkët Vendi: Para ndërtesës së Bibliotekës
12:45 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu
13:15 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu
13:45 Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës Vendi: Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës
14:00 Drekë zyrtare shtruar nga Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në nder të Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe delegacioneve të dy Qeverive Vendi: Restaurant Hani i Haraçisë
16:00 Takimi i dy Kryeministrave me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has) Vendi: Hoteli Qarshia e Jupave
/tvklan.al