Zbulohet plantacioni i drogës në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë dhe 3 serbë

Një plantacion droge është zbuluar në Katalonjë ku u arrestuan 10 personave.

Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme.

Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë,  bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët  që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë). Më pas  i ‘mbyllnin’ në plantacione  për të kryer funksionet  e “kopshtarit”. Ata nuk mund të largohen nga ambientet pasi duhet të monitorojnë drogën, derisa të mbarojë leja e qëndrimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share