Një tjetër rast shokues i abuzimit me të mitur është zbuluar në Greqi. Një 56-vjeçar shqiptar nga Saranda është arrestuar në Athinë për përdhunimin e një vajze të mitur.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare që kur ajo ka qenë 8 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte përfituar nga njohja dhe shoqëria që kishte me mamanë e vajzës, dhe i shkruante vazhdimisht nëpër aplikacione online, duke i kërkuar foto me përmbajtje seksuale.
Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në Athinë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi prova dixhitale, të tilla si foto, që provojnë abuzimin e tij seksual ndaj vajzës së mitur.
/tvklan.al