Një zbulim i rrallë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku punëtorët e ndërtimit kanë hasur në një statujë romake që daton nga periudha e parë ose e dytë pas Krishtit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një parkingu të ri, Greg Crawley, shoferi i një ekskavatori, ka zbuluar kokën e mermertë të një gruaje romake, e cila ishte pothuajse ishte dy mijëvjeçarë.
Pas dy javësh nga ky zbulim, u gjet edhe busti i statujës, i cili u pastrua dhe u restaurua nga një konservator i specializuar. Ekspertët kanë vënë re se statujës i ishte shtuar një kunj hekuri, një përshtatje që sugjeron se ajo mund të jetë pjesë e koleksioneve të aristokratëve të shekullit të 18-të, të cilët udhëtonin në Itali.
Shtëpia Burghley, një shtëpi historike e shekullit të 16-të, ka shprehur habinë për mënyrën se si koka dhe busti i statujës përfunduan të varrosur në parkingun e saj. Zbulimi i kësaj statuje është cilësuar si një nga më të veçantët nga Crawley, i cili ka përjetuar një emocion të jashtëzakonshëm gjatë këtij zbulimi të papritur.
Tani, statuja do të vendoset në ekspozitë në Shtëpinë Burghley, duke u bashkuar me koleksionin e pasur të artefakteve të mbledhura nga konti i nëntë i Exeter-it, një koleksionist i njohur i artit të bukur. Ky zbulim jo vetëm që ka rritur interesin për historinë e lashtë, por edhe ka shtuar një mister të ri për ta zgjidhur: si arriti kjo statujë të mbijetojë për kaq shumë shekuj dhe çfarë tregon ajo për historinë e vendit ku u gjet.