Zbulohet një proteinë që mund të mundësojë humbje peshe pa dietë dhe pa stërvitje?

Shkencëtarët japonezë bënë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një ilaçi të ri i cili do të mund të ndihmojë në humbje peshe pa pasur nevojë për dieta rigoroze

Zbulimi bazohet në variantet e proteinave që rriten natyrshëm gjatë aktivitetit fizik dhe përshpejtojnë procesin e djegies së yndyrës.

Siç raporton Japan Today, një ekip studiuesish nga Universiteti Kobe zbuloi variante të një proteine të quajtur “PGC-1a”, e cila prodhohet në muskujt skeletorë gjatë stërvitjes.

Shkencëtarët kanë zbuluar se rritja e këtyre varianteve të proteinave përshpejton shpenzimin e energjisë, gjë që ndihmon në djegien e yndyrës më shpejt.

Është interesante se këto variante proteinash nuk prodhohen në mënyrë të barabartë te të gjithë njerëzit. Edhe kur dy persona kryejnë të njëjtat ushtrime, ata mund të arrijnë rezultate të ndryshme të humbjes së peshës, duke treguar dallime individuale në prodhimin e proteinave

Një ilaç i ri për humbje peshe pa stërvitje?

Deri më tani, barnat për trajtimin e obezitetit janë fokusuar kryesisht në uljen e oreksit, por ky zbulim hap derën për zhvillimin e llojeve të reja të barnave.

Sipas Dr Wataru Ogawa nga Universiteti Kobe, zbulimi i ri mund të çojë në krijimin e barnave që stimulojnë djegien e yndyrës pa pasur nevojë për aktivitet fizik.

Ky hulumtim u botua në revistën prestigjioze shkencore evropiane Molecular Metabolism dhe përfaqëson një hap të madh përpara në kuptimin e procesit të humbjes së peshës dhe zhvillimin e mundshëm të trajtimeve më efektive për obezitetin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share