Autoritetet në Pekin kanë kërkuar falje për incidentin në fjalë
Pentagoni ka bërë të ditur se një tjetër balonë kineze që përdorej për qëllime përgjimi është parë duke kaluar në Amerikën Latine.
“Ne kemi marrë informacione se një tjetër balonë është duke kaluar tranzit në Amerikën Latine. Kemi vlerësuar se është një tjetër balonë spiune kineze”, tha Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.
Është e paqartë se në cilin shtet në Amerikën Latine ndodhet balona kineze, por një zyrtar amerikan tha për CNN se nuk ka gjasa që ajo të afrohet drejt Shteteve të Bashkuara.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë me kryediplomatin e Kinës, Wang Yi e ka bërë të qartë se prania e kësaj balone në hapësirën ajrore të SHBA është një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA dhe ligjit ndërkombëtar.
Pekini kërkoi falje për praninë e kësaj balone në hapësirën ajrore të SHBA-së, duke pretenduar se ishte një balonë që përdorej për qëllime kërkimore dhe meteorologjike që kishte ndryshuar kurs.
Klan News