Pas rrëzimit nga pushteti 24-vjeçar, rebelët mësynë në garazhin e ish-Presidentit sirian Bashar al-Assad, aty ku gjetën një koleksion automjetesh luksoze.
Makinat ndodheshin në një garazh pranë pallatit të tij kryesor në Damask.
Videot amatore të filmuara nga qytetarët që u futën brenda, tregojnë rreth 40 automjete, mes të cilave edhe një Ferrari F50 që kushton mbi 3 milionë Dollarë, një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Bentley.
Mësymja e rebelëve në Damask detyroi Presidentin Assad, e mbetur pa mbrojtje, që të largohej nga vendi së bashku me familjen e tij. Ai u strehua në Rusi ku ju dha azil politik.
Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti pas 24 vitesh. Siria tashmë drejtohet nga Kryeministri.
Teksa komuniteti ndërkombëtar, pas rrëzimit të Assad, kërkon stabilitet të Sirisë.
/tvklan.al