Ndodhet në Mjegullnajën e Magelanit, rreth 160 mijë vite dritë larg
Vrojtohet një djep planetësh në një tjetër galaktikë. Me anë të teleskopit Alma, në Mjegullnajën e Magelanit, rreth 160 mijë vite dritë larg, është zbuluar një disk gazrash e pluhurash kozmikë, që në gjuhën shkencore quhet disk protoplanetar. Ky i fundit rrotullohet si një masë e vetme rreth një ylli dhe është i njëjtë me atë që krijoi planetët e Sistemit tonë Diellor.
Për shkencëtarët, që studimin e kanë publikuar në revistën shkencore Nature, zbulimi është mjaft i rëndësishëm. Disqet e kësaj natyre, janë themelorë për formimin e yjeve dhe planetëve, dhe për herë te parë bëhet i mundur vrojtimi me fakte direkte në një tjetër galaktike.
Edhe pamjet kanë qenë mjaft të pastra për tu vrojtuar, pasi galaktika e Magelanit ka më pak pluhura kozmikë në krahasim me Rrugën e Qumështit, ku pamjet shpesh janë më të paqarta.
Disku ka një shpejtësi më të lartë në pjesën qendrore, më afër yllit, fenomen tipik ky i masave protoplanetare, konfirmim tjetër që vërteton krijimin në zhvillim të një sistemi yjor.
Klan News