Këngëtari, Yll Limani, ka njoftuar me emocion se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit.
Ai ndau me ndjekësit e tij ftesën e veçantë që çifti ia dërgoi, e cila zbulohet se do të mbahet më 26 tetor 2024.
Në postimin e tij në Instagram, Ylli shkruan: “Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”.
Zbulohet data/ Ja kur është dasma e Dafinës dhe Kreshnikut
Kjo tregon se ai është i emocionuar për të ndarë momente të veçanta me çiftin e njohur.
Kujtojmë se Dafina dhe Kreshniku u kurorëzuan para disa ditësh në një ceremoni private dhe solemne, e cila u mbajt në një nga restorantet më të njohura të kryeqytetit.
Kjo ngjarje tregon se ata po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre dhe Ylli do të jetë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm. /Telegrafi/