Prokurori Publik deri te Prokuroria Themelore e Shkupit ngriti procedure kundër tre personave – i ati dhe dy djemtë e tij për dyshime se bashkërisht kanë kryer vepër penale.
“Dy bashkëkryesit me qëllim që të nxisin rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve ose rrezik për prone, më 9 gusht kanë nxitur zjarrin duke ndezur zjarr në rrugën lokale në vendin e quajtur Dupki në Patishka Rekë. Me shkrepse kanë ndezur kullota të thata”, thonë nga prokuroria.
Ata shtojnë se toka e djegur është prone e shtetit dhe se ka pasur rrezik që zjarri të përhapet më tej deri në parkun nacional “Jasen”.
Të dyshuarit i ka denoncuar një bari, kurse zyrtarët policorë i kanë gjetur me disa litra benzinë që e kanë përdorur për ndezjen e zjarrit.
“Prokurori Publik propozoi paraburgim, ndërsa Gjykata Penale u caktoi paraburgim prej 8 ditëve”, thonë nga Prokuroria.