Zbulohen akullnaja kripe në Mërkur dhe në to mund të ketë jetë

Shkencëtarët kanë zbuluar se në Mërkur, planetin më të vogël dhe më të afërt me diellin mund të ekzistojnë akullnaja kripe. Ky zbulim tregon se edhe kushtet më ekstreme në sistemin e brendshëm diellor mund të përkojnë me ato në planetin tonë.

Një tjetër studim i fundit ka zbuluar se Plutoni ka akullnaja nitrogjeni. Plutoni ndodhet në skajin tjetër të sistemit diellor dhe kjo tregon se akullnajat shtrihen nga cepi më i nxehtë drejt kufirit të jashtëm.

Shkencëtarët e Institutit të Shkencës Planetare mendojnë se akullnajat e kripës mund të kenë kushtet e duhura për të jetuar, të ngjashme me disa prej mjediseve ekstreme në Tokë ku lulëzon jeta e mikrogjallesave.

“Elementët specifikë të kripës në Tokë formojnë habiate të banueshme në disa prej mjediseve më të ashpra si shkretëtira Atakama në Kili. Kjo na bën të mendojmë për mundësinë e zonave nën sipërfaqen e Mërkurit që mund të jenë më të banueshme se sa sipërfaqja”.

Vendndodhjet e identifikuara nga ekipi kanë rëndësi thelbësore sepse tregojnë pikat më të ashpra të peizazheve të pafundme të planetëve. Gjithashtu kjo mund të tregojë se sistemi diellor mund të ketë habitate në thellësi specifike që kanë kushtet e përshtatshme ku mund të zhvillohet jeta./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share