Këto struktura konsiderohen të rrezikshme për lundrimin
Zbulohen nga pamjet satelitore 19 mijë male të reja nënujore. Deri më sot njeriu ka hartëzuar vetëm ¼ e fondalit detar me sonar dhe që prej vitit 2005 kur ka nisur procedura e mirëfilltë për vrojtimin e tabanit oqeanik, njiheshin vetëm 24 mijë relieve malore.
Zbulimi i ri është i rëndëisshëm, jo vetëm në kuadër të njohjes së mëtejshme të planetit tonë, për sigurinë e lundrimit, për shkencat gjeologjike dhe rrymat detare e biodiversitetit.
Edhe ideja e studimit të fundit te detit lindi pikërisht pas një incidenti të nendetëses bërthamore USS San Francisko të Marinës Amerikane, që në vitin 2005 teksa ishte në maksimumin e shpejtësisë, u përplas me një mal nënujor në jug të Guam në Oqeanin Paqësor.
Projekti i fundit, i publikuar në revistën Earth and Space Science, shfrytëzoi pamjet e radarëve satelitore CryoSat-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane Esa, asaj franceze dhe indiane për t’i lokalizuar, dhe 700 prej këtyre maleve nënujore konsiderohen të rrezikshme për lundrimin.
Autorët e censusit shpjegojnë se më ndihmën e teknologjisë janë arritur të dallohen edhe struktura gjeologjike me lartësi 1100 m, që është edhe lartësia minimale që një reliev të mund të etiketohet Mal Nënujor.
Klan News