Zbulimi mahnitës, damixhanët e verës brenda anijes së fundosur ende të padëmtuar pas 2000 vjetësh

Një anije e fundosur është një prej zbulimeve të fundit më mahnitëse pasi brenda saj janë gjetur damixhanë vere dhe pjesa më e madhe janë të padëmtuar.

Zyrtarët kanë konfirmuar se anija romake daton rreth 2000 vjet më parë dhe është gjetur në brigjet italiane pranë Romës.

Anija ndodhet në një thellësi prej 160 metrash në detin Tiren, i cili është pjesë e Mesdheut.

Mjeti lundrues është më shumë se 20 metra i gjatë dhe ishte ngarkuar me amforat e famshme romake. Këto enë mbajtëse përdoreshin kryesisht për verën, vajin ose salcën e peshkut dhe është një mrekulli që nuk janë thyer edhe pas kaq shumë kohësh.

Relikja u gjet me anë të një roboti që mund të kontrollohet nga distanca. Deri më tani autoritetet përkatëse nuk kanë bërë me dije nëse anija ose mallrat do të nxirren nga fundi i detit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share