Zbulimi i pabesueshëm në piramidën e Gizës

Piramidat e Egjiptit vijojnë ende të kenë shumë mistere

Një korridor dikur i fshehur është identifikuar brenda Piramidës së Madhe të Gizës pas një projekti shumëvjeçar duke përdorur teknologjinë më të fundit moderne.

Gjetjet e një ekipi kërkimor ndërkombëtar u njoftuan nga zyrtarë egjiptianë  në një konferencë për  shtyp të mbajtur jashtë piramidës.

“Po shpallim rezultatet në këtë projekt të rëndësishëm që ka treguar praninë e një korridori në anën veriore të Piramidës së Keopsit, me përmasa rreth 9 metra gjatësi dhe rreth 2.10 metra gjerësi. Dëshiroj të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë duke përdorur teknologji dhe metoda të avancuara shkencore të sigurta, për të zbuluar sekretet e Egjiptit të lashtë.”

Zyrtarët thonë se korridori ka të ngjarë të jetë  projektuar për të ndihmuar në lehtësimin e peshës së strukturës së madhe, e cila u ndërtua rreth vitit 2560 para Krishtit.

A kemi shembuj të qartë të korridorëve të tillë? Po, sigurisht, Piramida Maydum ka korridore për të lehtësuar peshën, por tavani është i harkuar.”

Piramida e njohur gjithashtu si Piramida e Khufu u ndërtua në rrafshnaltën e Gizës në periferi të Kajros nga faraoni Khufu, një faraon i dinastisë së 4-të që mbretëroi nga viti 2509 deri në 2483 para Krishtit.E ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash, ajo ishte struktura më e lartë e bërë nga njerëzit deri  në 1889 kur u ndërtua Kulla Eifeil në Paris.

Ne të gjithë kemi besim se, do të zbulojmë artefakte për mbretin Khufu, dhe kjo është ajo që shton misterin në piramidën e Khufu, sepse, ku janë artefaktet e tij? Artefaktet që u përkasin të gjithë ish-mbretërve janë zbuluar, kështu që të gjithë po punojnë shumë për të gjetur artefaktet e mbretit Khufu, dhe të gjithë e dimë shumë mirë, se i vetmi artefakt që u zbulua ishte një statujë e vogël dhe që madje as nuk daton në të njëjtën periudhë.”

Pesë dhoma në majë të dhomës së varrimit të mbretit në një pjesë tjetër të piramidës mendohet se janë ndërtuar gjithashtu për të rishpërndarë peshën e strukturës masive. Zipas zyrtarëve egjiptianë ka të ngjarë që faraoni të kishte më shumë se një dhomë varrimi.

Zbulimi i fundit nga arkeologët është pjesë e projektit ndërkombëtar “ScanPyramids” i nisur në Tetor 2015 nga autoritet egjiptiane e cila kërkon të shikojë brenda strukturave masive përmes teknikës invazive.

Megjithatë shumë pjesë të strukturës së piramidës 4500-vjeçare vijojnë të mbeten mister.

Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Thuhet se u dëshën njëzet vite për tu ndërtuar dhe u deshën rreth 120,000 punëtorë për të përfunduar këto piramida. Një teori e zakonshme është se ato u ndërtuan nga puna e skllevërve hebrenj, siç është bërë me dije edhe nga shumë filma të Hollivudit. Por në realitet, nuk ka pasur kurrë ndonjë provë të punës së skllevërve.

Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.

Janë pikërisht këto fakte që bëjnë që çdo vit Egjipti të vizitohet nga miliona turistë. Çdo vizitor do të ketë mundësinë të zbulojë më shumë për kohën e faraonëve, piramidave të mëdha, Mbretit Tutankhamun dhe Mbretëreshës Kleopatra.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share