Zbritje e çmimeve: Pastat për 15%, prodhimet e qumështit për 10%

QEVERIA “NGRIN” ÇMIMET E KËTYRE PRODUKTEVE USHQIMORE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për “ngrirjen” e pastave dhe prodhimeve të qumështit për 15% respektivisht 10%, raporton KlanM.

Gjithashtu hiqen edhe detyrimet doganore për importin e këtyre produkteve për periudhën nga 13 Marsi deri më 31 Maj 2023.

Ky vendim do të zbatohet nga 16 Marsi deri më 31 Maj të këtij viti.

Për 8 deri 9 denarë do të ulet çmimi i makaronave dhe shpagetave kurse për 10% çmimet e prodhimeve të qumështit. Në këtë kategori, sic njofton KlanM, hyjnë qumështi me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, gjiza, djathi i bardhë, djathi i përzier, kaçkavalli i lopës, jogurti, salca e kosit. Çmimet më të larta të këtyre produkteve vërtetohen me nivelin e çmimeve që janë zbatuar më 1 Mars 2023 në tregtinë me pakicë.

“Çmimet e 1 Marsit janë referencë për uljen. Për shembull, nëse çmimi më 1 Mars ka qenë 80 denarë, më 16 Mars maksimalisht duhet të jetë 72 denarë, që është ulje për 10%. Besoj se ka kompani të këtilla që kanë përgjegjësi shoqërore dhe kanë hapësirë t`i ulin profitet e tyre dhe lirojnë çmimet” – tha Kreshnik Bekteshi.

Kryeministri Dimitar Kovaçevskiu ka përsëritur se nuk është koha për bollëk dhe se kompanitë kanë marrë ndihma financiare dhe rrymë të subvencionuar që të amortizohen pasojat e krizës ekonomiko-energjetike.

“Gjatë periudhës së kaluar Qeveria ndërmori mekanizma që t`u del në ndihmë qytetarëve, bizneseve dhe kompanive. 5% e BPV-së për përballjen me krizat është më e larta në rajon. Kemi ndihmuar kompanitë me para dhe subvencione për rrymën. Po e përsëris, nuk është koha për bollëk, interesat personale duhet të lihen anash” – tha Dimitar Kovaçevski.

“Ngrirja” e çmimeve, sic percjell KlanM, mund të zgjerohet edhe tek produktet tjera. Po bëhen analiza edhe për sheqerin, vezët dhe orizin dhe nëse ka nevojë do të intervenohet edhe për këto produkte – thonë nga qeveria.

Kjo është “ngrirja e dytë e çmimeve për këtë vit. Më 28 Shkurt, Qeveria vendosi të “ngrijë” çmimin e bukës në 33 denarë.

Ndërkaq, për shkak se paraprakisht nuk kishin ulur çmimet, ishte hequr subvenicionimi respektivisht tarifa e privilegjuar e rrymës për prodhuesit e produketeve themelore të ushqimit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share