Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Bislimi dhe Petkoviç takohen më 4 prill në Bruksel

KURTI: MARRËVESHJA DUHET ZBATUAR SHPEJTË DHE SAKTË

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të jetë temë e diskutimit të palës kosovare dhe asaj serbe në takimin që do të zhvillohet në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja duhet zbatuar shpejtë dhe saktë.

Kemi nevojë për zbatim të saktë e të shpejtë të saj. Prandaj do të organizohet një takim në nivel të kryenegociatorëve

I pyetur në lidhje me deklaratat, përfshirë ato të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, se themelimi i Asociacionit është urgjencë, Kurti ka thënë të mos merren për bazë deklaratat politike, pasi marrëveshja është e qartë dhe duhet zbatuar e tëra.

“Marrëveshja duhet zbatuar e tërë. Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka jo. Siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes e aneksit, ashtu s’mund të ketë as zbatim të njëanshëm të tyre. Marrëveshjen nuk duhet copëtuar me marrë pjesët e preferuara. Te fjala që thatë ju ‘urgjencë’, ajo është pikërisht te fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë. Lexojeni tekstin. Deklaratat politike të kujtdo qoftë janë për t’i shërbyer procesit” – tha Albin Kurti.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel më 4 prill me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajcak. Ky është takimi I parë pas marrëveshjes së Ohrit.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share