Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit: Beogradi nuk e konfirmon tërheqjen e letrës me vijat e kuqe!

DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD

Asnjë fjalë nga Serbia deri më tash nëse është tërhequr nga letra që i kishte dërguar BE-së ku ka shprehur rezervat apo  vija të kuqe, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndonëse para 6 ditësh Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë tha se Serbia tashmë ka tërhequr letrën, nga Beogradi zyrtar nuk duan të konfirmojnë një gjë të tillë.

Së paku kështu ka deklaruar edhe kryeparlamentarja Ana Brnabiq duke thënë se qëllimisht krerët e institucioneve të Serbisë nuk do t`i përgjigjen kësaj pyetje.

E tërheqjen e letrës nga Serbia vazhdon ta kërkojë edhe qeveria e Kosovës. Është vet kryeministri Albin Kurti që edhe pas vizitës së Lajcakut e ka përmendur kërkesën për tërheqjen e kësaj letre nga Serbia.

Megjithatë janë duke përpjekjet e Lajcak për të ulur në tavolinën e bisedimeve palën kosovare dhe atë serbe në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Ndonëse vet Lajcak pas takimeve në Prishtinë e Beograd ka dhënë sinjale pozitive për takimin ende nuk ka asgjë konkrete rreth axhendës dhe kohës se kur do të mbahet takimi.

”Ata do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga i dërguari i BE-së Miroslav Lajcak.  Axhenda dhe takimi do të mbahen në një kohë të përshtatshme, nuk mund të them asgjë specifike” – tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Derisa nuk ka konfirmim nga Brukseli mediat serbe raportojnë se një takim i tillë është planifikuar të martën më 17 shtator.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share