Policët nga SPB Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15. Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi, është ngritur aksioni operativ “rrathët” për gjetjen dhe heqjen e lirisë së autorëve.
Pas një kohe të shkurtër autorët janë privuar nga liria, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe jsnë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PThP kompetente.