Një zënkë verbale rezultoi të ishte fatale për 35 vjecarin me iniciale R.K nga Debreshi i Gostivarit.
MPB përmes një komunikate njoftoi se ka zbardhur këtë vrasje kurse në pranga janë vënë tre vëllezër të të njëjtit fshat. Sic thonë nga MPB-ja, për zbardhjen e këtij rasti ishte inicuar operacioni “Rrathët”.
‘Pas një kohe të shkurtër autorët janë privuar nga liria, përkatësisht personat B.V.(28), J.V.(31) dhe L.V. (32), si dhe janë gjetur pushka automatike nga i cili është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilën autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet kallëzim penal do t’i dërgohet deri në PTHP kompetente” – thonë nga SPB.
Sipas Informacioneve te Klan Maqedoni autorët e vrasjes janë nga fshati Kalisht të cilët më vonë janë shpërngulur në fshatin Debresh.
Përkundër zotimeve të organeve të rendit për luftë të pakompromis kundër krimeve, vrasja e fundit por edhe përdorimi I armëve gjithnjë e më shumë po shqetëson qytetarët.
Ata bëjnë thirrje që autoritetet e sigurisë të ndërmarrin masa më konkrete për të mbrojtur sigurinë publike. /tvklan.mk/