THIRRJET PER CMILITARIZIMIN E ZONES VIJNE PAS SHQETESIMEVE NE RRITJE PER SIGURINE NE CENTRAL
Rusia ka refuzuar thirrjet për një çmilitarizim të plotë të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.Shqëtësimet janë rritur për shkak të rrezikut të një katastrofe të mundshme bërthamore.
Pavarsisht thirrjeve të kreut të OKB-së Antonio Guterres për cmilitarizimin e centralit bërthamor në Zaporizhia duket se Rusia nuk është dakord.
Moska ka refuzuar thirrjet për çmilitarizimin e plotë të zonës rreth këtij centrali me arsyetimin se një lëvizje e tillë do ta bënte fabrikën më të prekshme.
Thirrjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në centralin më të madh bërthamor në Evropë pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e zonës. Punëtorët ukrainas drejtojnë fabrikën, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi. Ishte një nga vendet e para të kapura nga trupat ruse pas sulmit në Ukrainë më 24 shkurt.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dha alarmin pas takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderin turk Rexhep Tajip Erdogan në Lviv të enjten.“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.Ai shtoi se “objektet nuk duhet të përdoren si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”.
Erdogan i iu bashkua shqetësimeve të shefit të OKB-së, duke u thënë gazetarëve se ai ishte i shqetësuar për rrezikun e “një tjetër fatkeqësie si ajo e Çernobilit” që mund të shpërthejë në termocentral.
Tre nga katër linjat e furnizimit me energji elektrike që lidhin termocentralin me rrjetin kombëtar të Ukrainës janë dëmtuar nga bombardimet dhe rregullatori bërthamor i Ukrainës ka paralajmëruar se një humbje e plotë e furnizimit me energji do të thotë se “karburanti bërthamor do të fillojë të shkrihet, duke rezultuar në çlirimin e substancave radioaktive”.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS