Zaniolo e Tonali mohojnë të kenë vendosur baste

“Kemi luajtur vetëm poker dhe “black jack”

Zaniolo u kthye në Birmingham, Tonali u kthye në shtëpinë e tij në Milano. Të dy lojtarët do të luanin në ndeshjet e radhës së kombëtares italiane.

Të dy kanë mohuar të kenë vënë baste për ndeshjet e futbollit. Ata deklarojnë se kanë luajtur poker ose “black jack”. Nëse gjërat janë sic thonë futbollistët ata rrezikojnë vetëm gjobë për përdorimin e platformave ilegale.

Sa i përket Nicola Zalewski ai vazhdon të jetë në radhët e kombëtares U-21 të Polonisë. Futbollisti së bashku me avokatët e tij dhe ata të Romës po shqyrtojnë veprimet ligjore ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim këtë lajm, të cilin Zalewski e konsideron të pabazë.

Ndryshe është situate e Nicolo Fagioli. Ai ka pranuar përpara hetuesve se ka vënë baste edhe për ndeshjet e futbollit.

Ka të dhëna se nën dritën e këtyre fakteve ai është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për të përgjysmuar dënimin e mundshëm.

Nga 3 në 1 vit e gjysmë, dhe mund të shtohen rrethana të tjera lehtësuese për një zbritje të mëtejshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share