Trajneri i futbollit, Zamir Islami në emisionin MundoKlan duke analizuar ndeshjet e kësaj faze të Qatar 2022, ka theksuar se skuadrat favorite tanimë nuk kalkulojnë, por bëjnë detyrën, duke fituar bindshëm. Për dy ekipet që do të përballen në fazën tjetër, Franncën dhe Anglinë, Islami thotë se janë më të kompletuara dhe më të forta të këtij kampionati.
“Francë – Angli do të jetë interesante sepse bëhet fjalë për dy kombëtare, të cilat në çdo aspekt janë të përgatitura maksimalisht, duke parë që në radhët e veta kanë futbollistë spektakolarë. Pamë klasin e Kylian Mbappe, i cili për mendimin tim është më i miri në botë, shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe asistoi për Giroud. Njejtë edhe tek Anglia erdhi në shprehje edhe Harry Kane dhe të tjerët. Anglia ka ekip në rritje të vazhdueshme dhe besoj se do të shohim përfundim shumë interesant të këtij kampionati”, deklaroi Islami./KlanMacedonia