Kryetarja e Partisë Liberal – Demokrate, Monika Zajkova nga Konferenca Tematike e partisë së saj, drejtoi një sërë kritikash, por edhe propozime për zgjidhje të situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend, përcjell KlanM.
“Është e palejueshme që qytetarët të kursejnë, dhe politikanët dhe institucionet të jetojnë si të ishte mirëqenie! Prandaj do të luftojmë për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe organeve tjera, 90 në vend të 120 deputetëve në Kuvend, Maqedonia një njësi zgjedhore me lista të hapura për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve për përfaqësues më cilësor të qytetarëve, zvogëlimin e shumave paushall të anëtarëve në organet administrative dhe mbikëqyrëse. Zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të bëhet në Kuvend me 2/3, çka do të thotë tejkalim i shumë problemeve, pazareve, por edhe kursime financiare”, deklaroi Monika Zajkova, kryetare e PLD-së.
Zajkova foli edhe për sistemin e drejtësisë, duke kërkuar përballje me korrupsionin në sistem, të cilin e quan “plagë kanceri”.
“Jemi të lodhur nga kozmetika në drejtësi. Duhet të vendoset një ndalim ushtrimi të profesionit për gjyqtarët dhe prokurorët publikë që shpërdoruan pozitën e tyre dhe lejuan që sistemi të stimulojë padrejtësinë dhe mosndëshkimin. Ndarja e pushteteve si parim duhet të respektohet nga të gjithë. Ne duhet të luftojmë për kët”, tha Monika Zajkova./KlanMacedonia