Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se mos-zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të vinte në rrezik reputacionin dhe besimin ndërkombëtar.
“Tashmë do të jetë në rrezik reputacioni dhe besimi ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, ndaj duhet të tregohen partnerë të besueshëm për BE-në dhe prandaj është e nevojshme të zbatohet ajo që kanë premtuar”, ka deklaruar ai, përcjell Demokracia.com.
Tutje, ai ka thënë se në rast të mos-zbatimit të ujdisë së arritur në Ohër, do të braktiset rruga drejt anëtarësimit në unionin evropian.
I pyetur për çështjen e “Zajednicës”, ai ka thënë se është pjesë e marrëveshjes dhe se do të ketë pasoja të pafavorshme nëse nuk formohet.
“Dhe të dyja palët e dinë”, shtoi ai, “që do të ketë pasoja të pafavorshme nëse kjo nuk bëhet, sepse është pjesë e marrëveshjes, si dhe pasoja shumë të pafavorshme nëse marrëveshja nuk zbatohet”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht e ka pranuar se në planin evropian ishte edhe “Zajednica”, pikë kjo të cilës i kishte rezistuar në deklarime publike që moti. /EO