Zaev për ”Katimerini”: RMV-ja dhe Greqia përfituan nga ”Prespa”!

“VMRO-DPMNE NË OPOZITË APO NË PUSHTET DUHET TA RESPEKTOJË KUSHTETUTËN”

Përfitimet nga Marrëveshja e Prespës, raportet me Greqinë sot, si dhe qëndrimi i opozitës për emrin Maqedonia e Veriut, ishin temat q ëish-Kryeministri Zoran Zaev, I ka diksutuar në intervistën për gazetën greke “Katimerini”, njofton KlanM.

Ish-Kryeministri, Zoran Zaev, në intervistën për gazetën greke “Katimerini” ka deklaruar se anketat tani tregojnë se Greqia është në mesin e pesë miqve më të mirë të Maqedonisë së Veriut, derisa para “Prespës”, sic percjell KlanM, vlerësohej si një nga tre armiqtë politik të vendit.

“Si politikan shumë shpesh jam në Greqi, për shkak se fëmijët e mi mësojnë në Selanik dhe takoj shumë njerëz. Të gjithë janë korrekt, kurse ka të tillë që thonë “ Z.Zaev unë jam kundër Marrëveshjes së Prespës, por ju jeni njeri i mirë. Të punojmë bashkë” – tha Zaev për ”Katimerini”.

Ish-Kryeministri Zaev ka falënderuar qeverinë greke për ndihmën e ofruar gjatë pandemisë por edhe për mbështetjen për NATO dhe perspektivën evropiane.

Ai në intervistën për gazetën “Katimerini”, sic percjell KlanM, ka potencuar se disa parti djathtiste ende hezitojnë ta pranojnë emrin e ri, por emri Maqedonia e Veriut tashmë është në kushtetutë dhe duhet të respektohet.

“E di se çfarë do që të ndodh në RMV në të ardhmen, Kushtetuta duhet të respektohet. Madje edhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski publikisht ka komentuar se nuk ka kthim prapa. Sikurse opozita e atëhershme greke ishte kundër, sot po gjen mënyra dhe vazhdon bashkëpunimin, për shkak se askush nuk dëshiron të shkatërojë diçka të dobishme për dy vendet” – tha Zaev për ”Katimerini”.

Duke u prononcar për VMRO-DPMNE-në, ish-Kryeministri Zaev, sic percjell KlanM, ka shtuar se, pa dallim nëse mbeten në opozitë ose do të fitojnë pushtetin, ata duhet ta respektojnë Kushtetutën.

Ish-Kryeministri Zoran Zaev beson se më së voni deri në 2030 Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share