Analisti Visar Ymeri në emisonin Debat Plus me Erma Pandurin ka komentuar bashkëpunimin tashmë zyrtar të VMRO-DPMNE-së me VLEN-in, pas fotografisë së përbashkët të Hristijan Mickoskit me Arben Taravarin.
Ymeri tha se tek logoja e VLEN-it, shkronja V mesa duket qenka për VMRO-në e jo për Vetëvendosjen.
“Nuk më duket bashkëpunim parimor, sepse me dal i pari edhe me vrapu të bësh qeveri më VMRO-në si fituese është në rregull, mirëpo VLEN-i nuk ka fitu, në garën presidenciale ishin më poshte se Fronti, ndaj kjo nuk më duket në rregull. Mesa duket atë shkronjën V tek logoja e VLEN-it e paskan pas për VMRO-në e jo për Vetëvendosjen ashtu siç u tha në fillim”, deklaroi Ymeri.
Analisti Dibran Hoxha tha se bashkëpunimi i Taravarit me Mickoskin mund të jetë vetëvrasje politikë për këtë të partin.
“Lëvizja e fundit, bashkëpunimi i Taravarit me Mickoskin mund të jetë vetëvrasje politike për Taravarin. E pastë vetën në qafë”, tha Hoxha.