Ymeri: Përplasja me SHBA, e dëmshme dhe e rrezikshme

Ish-kreu i “Lëvizjes Vetëvendosje” kritikon Kurtin

Sanksionet amerikane pas përplasjeve të qeverisë së Albin Kurtit me Uashingtonin janë kryefjalë e politikës në Prishtinë. Visar Ymeri, një nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit dhe ish-kryetar i “Lëvizjes Vetëvendosje” thotë se sjellja e kryeministrit është e dëmshme dhe e rrezikshme dhe se kështu Kosova po shkon në një rrugë pa krye.

Ymeri shpreh shqetësimin se edhe BE mund të vendosë sanksione ndaj Prishtinës.

“Mendoj që të gjitha këto paraqesin një pasqyrë goxha të zymtë për perspektivën e Kosovës, e cila ka qenë edhe ashtu e zymtë në shumë aspekte.

Të shqetësuara për krisjen e raporteve të Kosovës me SHBA janë edhe krerët e shoqatave mes 2 vendeve.

“Kryeministri aktual prej shumë moti me veprime me deklarata ka ba gafa të caktuara të cilat kanë para përgatitë që me ardh deri tek kjo deklaratë e DASh-it dhe sekretarit Blinken.”

Rexhepi thotë se sanksionet amerikane gjithsesi nuk janë ndaj popullit të Kosovës, por ndaj institucioneve të cilat duhet të rakordojnë në veprimet e tyre me partnerët ndërkombëtarë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share