Xi-Jinping flet për herë të parë me Zelensky që nga nisja e luftës

Lideri kinez: Do të dërgojmë një delegacion paqeje në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping, e para mes dy krerëve që nga nisja e luftës.

Ndërsa lideri kinez u shpreh se Pekini do të dërgojë një delegacion në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me të gjitha palët për zgjidhjen e konfliktit me rusinë.

‘Si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ne nuk do të rrimë duarkryq, as nuk do të hedhim benzinë  zjarrit, aq më pak  të kërkojmë të përfitojmë prej tij’, pohoi Xi-Jinping.

Pekini dëshiron që të ndërmjetësojë mes Kievit dhe Moskës dhe ka paraqitur më herët një plan paqeje prej 14 pikash.

Por, ideja që Pekini të veprojë si ndërmjetës nuk është mirëpritur nga vendet perëndimore.

Shumë kritikë përmendin bashkëpunimin e fortë të Xi me liderin rus, rritjen e tregtisë së Kinës me Rusinë, por edhe refuzimin e Pekinit për të dënuar Moskën.

Shtëpia e Bardhë e mirëpriti bisedën mes dy liderëve, por tha se ishte shumë herët për të thënë nëse kjo do të çonte në një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share