Xi i Kinës planifikon të vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Presidenti kinez, Xi Jinping po planifikon të udhëtojë drejt Rusisë për ta takuar Vladimir Putinin javën e ardhshme, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të fundit, të dy udhëheqësit do të takohen në Moskë, por nuk ka shumë detaje.

Ministria e Jashtme e Kinës nuk e ka konfirmuar takimin.

Në janar, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Putin kishte ftuar presidentin Xi të vizitonte vendin në pranverë.

Më pas, Ëall Street Journal raportoi muajin e kaluar se një vizitë në Moskë mund të bëhet në prill ose në fillim të majit.

Planet për një vizitë vijnë pasi Kina ofroi të ndërmjetësonte paqen në Ukrainë dhe zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash. Por propozimi u cilësua si një “përpjekje për marrëdhënie me publikun” nga Kina, e cila një vit më parë tha se kishte një “miqësi pa kufi” me Rusinë.

Kina ende nuk e ka dënuar aleatin e saj ose nuk e ka përshkruar luftën si një “pushtim” dhe gjithashtu ka kritikuar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share