Kampionja olimpike xhudistja Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo në çerekfinale në kategorinë – 57 kg, me ippon e gjunjëzoi garuesen nga Serbia, Marica Perishiqin. Nora e demoloi serben duke mos lejuar në asnjë moment të jetë e rrezikshme.
Në raundin e parë Nora Gjakova e fitoi me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin . Ndërsa në luftën e dytë kampionja olimpike e ka mposhtur me “Ippon” holandezen Pleuni Cornelisse.
Me këtë fitore, xhudistja pejane kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit, ku do të përballet me me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.
Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/