Xhudo: Laura Fazliu e argjendtë në Mastersin e Jerusalemit

Laura Fazliu është treguar e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit.

Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ajo në luftë për medaljen e artë, ajo u mposht nga japonezja, Miku Takaichi me IPPON.

Xhudistja kosovare ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale.

Në rrethin e parë, ajo e mposhti francezen Manon Deketer.

Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova u rendit e pesta.

Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share