Akil Gjakova ka siguruar vendin e tij në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Prishtinë.
Deri në finale, Akili arriti pasi fitoi tri luftëra me përkushtim e mund maksimal. Ai në gjysmëfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë e ka mposhtur xhudistin nga Moldavia, Petru Pelivan.
Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.
Për paraqitjet e tij, ka shkruar edhe Federata Evropiane e Xhudos.
“Ky djalë di se si ta ndez turmën në shtëpinë e tij”, thuhet në reagimin e Federatës Evropiane të Xhudos.
Ndeshjet e bllokut final të Evropianit nisin nga ora 17:00.