Xhudo: Gjakova kthehet me medalje argjendi nga Abu Dhabi

NË FINALE HUMBI NGA XHUDISTJA KOREANE MIMI HUH

Xhudistja nga Kosova kampionja Olimpike Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendit në Grand Slamin që mbahet në Abu Dhabi, pasi në finale humbi me ippon nga koreanja Mimi Huh

Nora Gjakova në kategorinë -57 kilogram në finale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe u përball me me xhudisten koreane Mimi Huh nga e cila pësoi humbje me ippon.

Në xhiron e parë Nora Gjakova e fitoi me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin . Në luftën e dytë kampionija olimpike e ka mposhtur me “Ippon” holandezen Pleuni Cornelisse. Në xhiron e tretë Nora Gjakova mundi garuesen nga Serbia, Marica Perishiqin , ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Gjeorgjia Eteri Liparteliani.

Medalja e fituar në finale e Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është një dëshmi e madhe se sporti xhudos Kosovën e ka prezantuar në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi tanimë nuk është rastësi të fitosh medalje olimpike, botërorem Evropiane dhe gjithmon të jesh ndër më të mirët në të gjitha Grand Slamet kudo që ato mbahen.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share