Shumë pak gra dinë “sekretin” e kostumit 4-mijëvjeçar
Ekzemplare të rrallë të Xhubletës ekspozohen në Institutin e Antropologjisë Kulturore. Xhubleta veshja më e vjetër tradicionale shqiptare, e cila daton 4 mijë vjet më parë, sot është para një rreziku, atë të zhdukjes.
Afërdita Onuzi: Kjo kërkon një teknologji krejt tjetër në dallim me veshjet popullore. Kërkon shumë punë.
Xhubleta po prodhohet çdo vit e më rrallë, por një tjetër kërcënim ndaj këtij kostumi simbol, është prodhimi nga artizane që nuk e njohin tipologjinë e veshjes.
Afërdita Onuzi: Guxojnë njerëz që nuk e njohin mirë specifikën dhe ka pasur raste që të denatyrohej xhubleta.
Nuk ishte nevoja të flisje për statusin që kishe në shoqëri, atë e tregonte xhubleta, si kjo këtu me ngjyrë të pupurt e cila vishej nga fisnikët. Në këtë libër, Aferdita Onuzi përmbledh të gjithë xhubletat e veshuar në zonat e Malësisë dhe ndryshimet që ka nga njëra zonë në tjetrën.
Afërdita Onuzi: Kanë të bëjnë së pari me grupmoshat, kemi variantin në Dukagjin, xhubleta e zonës së Nikaj Mërturit dhe xhubleta e Kelmendit.
E ndërsa prej vitesh përballemi më këtë fakt, Ministria e Kulturës është në pritje nëse UNESCO do ta shpallë xhubletën trashëgimi botërore, ndersa zonjat që dinë ta bëjnë këtë kostum janë pak dhe mbi 70 vjeç.
Tv Klan