Xhikiq: Cefta është një proces gjithëpërfshirës

PËRMES CEFTAS VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR SË MË SHPEJTË DO TË INKUADROHEN NË BE

 Politika ka pasur gjithmonë ndikim në ekonomi dhe ekonomia në politikë, kështu thotë drejtori i Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Xhikiq, në  intervistën për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij CEFTA është një proces gjithëpërfshirës dhe ju ndihmon vendeve më shpejt të inkuadrohen në BE.

Dallimi në mes Ceftas dhe Ballkanit të Hapur sipas drejtorit të Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Dzikiq, është në mes Ceftas vendet e Ballkanit Perendimor shkojnë më shpejtë drejt inkuadrimit në BE.

Dallimi kryesor ndërmjet CEFTA-s dhe Ballkanit të Hapur sipas gjërave të parashtruara është se CEFTA është një proces gjithëpërfshirës i cili nga njëra anë ndonjëherë i vështirëson aktivitetet, ndërsa nga ana tjetër çon që të gjithë palët në Ballkanin Perëndimor të shkojnë më shpejt drejt integrimeve evropiane dhe natyrisht duhet të theksojmë se si pjesë e CEFTA-s në mesin e vendeve anëtare kemi edhe Moldavinë, e cila nuk është nga zona e Ballkanit Perëndimor, por tani ndoshta do të jetë më shumë të përfshirë në aktivitetet e punës.

 Sa i përket reagimeve që kishte në pub lik lidhur me këtë nismë Xhikiq thotë.

 Sa i përket Ballkanit të Hapur, në një moment ai duhet të përshtatet në aktivitetet e CEFTA-s me kusht që disa çështje politike që bllokojnë funksionalitetin e këtyre dy nismave të zgjidhen në kuadër të procesit të përgjithshëm të Berlinit ose të tregut të përbashkët rajonal.

Sipas tij, potencialin ekonomik që vendet anëtare mund të përdorin duke marrë pjesë në CEFTA është mbi 7 për qind kontribut në BPV në baza vjetore, i cili duhet t’i shtyjë palët realisht të kapërcejnë problemet politike dhe t’i përkushtohen realisht çështjeve ekonomike. Xhikiq thotë se integrimi rajonal  përmes tregut të përbashkët rajonal dhe integrimeve evropiane, janë dy anët e së njëjtës medalje. Ajo që bëni për integrimin në CEFTA do të regjistrohet në integrimin me BE-në dhe anasjelltas./KLanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share