Xhihat Arslan: FC Shkupi nuk ka ardhur në Sofje për ekskursion

Shefi i shtafit teknik të Shkupit, Xhihad Arslan, pret një paraqitje të mire nga skuadra e tij në ndeshjen kthyese të turit të  dytë të Konferencë Ligës kundër  skuadrës bullgare Levski  nga e cila para një jave pësuan disfatë 0-2 në arenën “Todor Proeski” në Shkup

Përkundë paraqitjes  shumë të mire dhe  disa  rasteve  që nuk u  realizuan  ekipi  nga Çairi, pësoi  0-2 në takimin e pare dhe gjasat pë tu kualifikuar në turin e tretë janë minimale edhe pse në futboll gjithmon ndodhin befasira. Strategu turk Xhihat Arsllan para medimeve në press konferencën zyrtare në Sofje  ka thënë se ekipi i tij nuk ka ardhur në Sofje me flamur të bardhë.

Nuk është e lehtë të luash pas  disfatës 0-2 në shtëpi, por ne nuk kemi ardhur në Sofje për ekskursion. Do të bëjmë gjithçka që të paraqitemi mirë, për veten dhe për futbollin maqedonas. Mësuam se në Shkup kanë ndodhur gjëra të këqija, kjo nuk është mirë. Ne nuk duam një gjëja të tilla në futboll. Ne donim që tifozët tanë të ishin këtu, por fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë”, tha Arslan.

Ndeshja mes Levskit dhe Shkupit do të luhet të enjten më 3 gusht, me fillim  nga ora 20:00, në “Vivacom Arena – Georgi Asparuhov Stadium”  të Sofijes. Drejtësinë  do të ndajnë  zvicerani Lionel Tshudi i ndihmuar nga Bekim Zogaj dhe Guillaume Maire. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Lukas Fähndrich.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share