Xhihadit Islamik njoftoi se disa pengje izraelite tentuan të vrisnin veten

Sot, Brigada Al-Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, njoftoi se disa pengje izraelite tentuan të vrisnin veten pasi filluan të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si të burgosurit palestinezë.

Zëdhënësi i Brigadave Al-Quds, Abu Hamza, tha se këta të burgosur ndjenë zhgënjim të madh për shkak të neglizhencës nga qeveria e tyre ndaj çështjes së tyre. Ai shtoi se Brigadat Al-Quds do të vazhdojnë të trajtojnë pengjet izraelite në të njëjtën mënyrë si Izraeli trajton të burgosurit palestinezë.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza kanë dështuar deri më tani. Hamasi insiston që çdo marrëveshje duhet të përfshijë fundin e luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, ndërsa Izraeli thekson se do të pranojë vetëm pauza të përkohshme në luftime derisa Hamasi të eliminohet.

Një marrëveshje e mundshme gjithashtu do të lejonte lirimin e pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share