Në spektaklin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës kjo mbrëmje ishte një spektakël i vërtetë, me të ftuar ndër emrat më in të momentet si Bardhi, Lumi B, Majk dhe Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Trejsi Sejdini.
Në një sfidë të personalizuar për dy modelet e njohura Arta Elezaj dhe Arta Nitaj, vajzat do duhet t’I përgjigjeshin pyetësorit të shoqeve të ngushta. Mes shumë pyetjeve pikante njërës iu përgjigj Bes Kallaku, kapiten i skuadrës së “Luanëve të kuq”.
“Cila prej jush dëshiron të ketë fëmijë se shpejti?”, ishte pyetja që iu drejtua vajzave, por Besi reagoi duke thënë më gjuani mua tani me jastëk që nënkuptoi që ishte ai që donte një tjetër fëmijë. Epo I themi Xhensilës se Besi e shprehu idenë e dhuratës që do për festa./tvklan.al