Xhengis Rexhepi: Lënia e Ronaldos në stol duhet të jetë mësim për krejt futbollistët

Trajneri i futbollit, Xhengis Rexhepi duke analizuar ndeshjet e sotme të Botërorit ka vlerësuar lartë vendimin e trajnerit portugez për lënien e Ronaldos në stolin e rezervave. Sipas tij trajnerët e dinë mirë se çfarë ndërrimesh duhet të bëjnë sepse ato më së miri e njohin ekipin e tyre. Ky veprim, sipas Rexhepit, duhet të jetë mësim për krejt futbollistët sepse ai si lojtar më i mirë në botë qëndron rezervë e madje edhe festonte me ekipin kur shënonte gol. Kjo është shembull për tu lëvduar, thotë mes tjerash Rexhepi në emisionin MundoKlan me gazetarin Rean Saiti.

“Nëse rezultati do të ishte ndryshe, normalisht trajneri do t’i merrte kritikat për Ronaldon. Në pjesën profesionale, ne trajnerët nuk gabojmë shumë tek ndërrimet. Ne e dimë se cili futbollist duhet të dalë nga loja dhe cili duhet të futet në lojë. ne nuk i gabojmë ndërrimet, por ndodh që kur futbollistët hyjnë në lojë e nuk e bëjnë atë që pritet”, u shpreh trajneri i futbollit, Xhengis Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share