Xheneta Fetahu tashmë ka treguar historinë e saj, ku në moshën një-vjeçe e kishte lënë e ëma atë bashkë me vëllanë e saj.
Kjo ka ngjallur debat të madh në Big Brother, veçanërisht me disa deklarata që bëri Xuxi në lidhje me këtë.
Banorja ka qenë e prekur nga fjalët e këngëtarit dhe reagoi ashpër në momentin që iu lëshua videoja nga ‘Vëllai i Madh’.
Në ditën e sotme (e mërkurë), ajo ka zhvilluar një bisedë me Drilonin, të cilit ia ka rrëfyer të gjitha.
“A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pas 1 vjet?”, ishte pyetja e Drilonit karshi Xhenetës.
Pyetje kjo që bëri ta hapë zemrën me Drilonin, në një bisedë të sinqertë dhe prekëse.
Derisa po dëgjohej me vëmendje nga konkurrenti, ajo i nxori të gjitha dhimbjet e vuajtjet që ka kaluar.