Xhelozi dhe dinamika në “Love Island Albania”

Bombshell-i trazon ujërat në vilën e dashurisë

Mbrëmjen e së dielës ka nisur “Love Island Albania” në TV Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, një spektakël i cili solli mjaft të papritura.

Ka qenë Arlindi ai që trazoi ujërat si “Bombshell” i parë, dhe nxiti paksa inatet e djemve, kur tërhoqi vëmendjen e të gjitha vajzave. Ndërkohë që në episodin e së martës, pamë që ai zgjodhi Sofielën, duke e lënë Glenin beqar dhe duke rrezikuar eliminimin e tij.

Por mbetet për t’u parë nëse kjo zgjedhje ishte me zemër apo për hir të lojës. Sesi do të vijojë kjo histori, mund ta ndiqni të mërkurën në “Love Island Albania” në orën 18:20 në TV Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share