Duke folur për raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me faktorin ndërkombëtar, analisti Xhelal Neziri u shpreh në Klan Debat se të njejta nuk duken të jenë të mira.
“Pas gjitha këtyre refuzimeve mendoj se raportet nuk janë edhe aq të mira dhe mendoj se me këtë logjikë të funksionimit, Qeveria e Kosovës do të shkojë drejt izolimit ndërkombëtar dhe kjo nuk është e mirë për Kosovën si shtet i ri, i cili ende kërkon etablim, kërkon njohje”, tha Xhelal Neziri./KlanMacedonia