Xhamitë, një nga atraksionet kryesore për tifozët në Kupën e Botës

Shumë tifozë të futbollit janë të interesuar të mësojnë për kulturën e Katarit

Katari është në qendër të vëmendjes në të gjithë botën për shkak të Kupës së Botës. Një vend mahnitës e dinamik, me projekte futuriste dhe arkitekturë avangarde të frymëzuar nga tradita e lashtë islame.

Nga muzetë dedikuar sportit, rrokaqiejt luksozë dhe shëtitjet nëpër tregjet tradicionalë, këto janë disa nga atraksionet më të famshme turistike në Doha. Por së fundmi në fshatin Katar turistët nga mbarë bota po i kthejnë sytë nga xhamitë të cilat mishërojnë arkitekturën tradicionale.

Maria Rodrigues, një tifoze argjentinase është një nga shumë vizitorë të tjerë që donte të vizitonte xhaminë Katara pasi erdhi nga Argjentina për të parë Kupën e Botës.

“Që kur isha fëmijë më interesonte gjithmonë feja dhe kryesisht feja e Lindjes së Mesme. Kur vendosëm që familja ime të vinte këtu në Katar për Kupën e Botës, ishim shumë të emocionuar të njihnim xhami të ndryshme dhe fenë”, ka thënë tifozja Maria Rodrigues.

Shumë tifozë futbolli janë dyndur në disa xhami, për të pasur mundësinë të mësojnë më shumë rreth arkitekturës së xhamive.

“Shumë tifozë po shkëputen nga futbolli për të përjetuar pak nga kultura e Katarit dhe ne kishim shumë vizitorë këtu në xhaminë blu dhe xhaminë Katar. Njerëzit janë vërtet të interesuar të shohin arkitekturën, të vlerësojnë bukurinë e xhamisë dhe të shikojnë besimtarët teksa angazhohen në një nga pesë lutjet ditore”, ka thënëvullnetari Sadat Anëar.

Nuk mungojnë edhe disa vullnetarë të cilët u ofrojnë turistëve informacione rreth xhamive dhe mënyrës se si njerëzit kryejnë lutjet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share