Xhamitë e Shkupit dhe komunës së Sarajit grumbullojnë rreth 180 mijë euro për ndihma nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Xhamitë e Shkupit me rrethinë dhe komunës së Sarajit pas tërmetit tragjik që ndodhi në Turqi dhe Siri kanë bërë apel Xhumanë e kalur që të mbledhen të holla si ndihmë humanitare drejt këtyre vendeve, informon Klan M.

Besimtarët janë solidarizuar duke mbledhur vetëm në Shkup me rrethinë dhe komunën e Sarajit mbi 180.000 euro.

Ende nuk dihet numri i saktë se sa janë grumbulluar në gjitha Xhamitë e Maqedonisë, por si informacion rreth qytetit të Shkupit dhe komuna Saraj tregoi imami i Xhamisë së Vjetër “Husein Shah” në Saraj, Orhan Saliu. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share