KRYEMINISTRI NË KONFERENCËN E MUNIHUT
Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Xhaferi ka pasur edhe një porosi për shefin e NATO-s. Në vitin e sfidave globale shumë të fuqishme të sigurisë, Aleanca është më e fuqishme, më e bashkuar dhe më në numër se kurdoherë, falë lidershipit të tij – ka qenë mesazhi I tij.
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë të shumë vendeve, Kryeministri Talat Xhaferi ka takuar edhe përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Piç, ku mes shumë temave është diskutuar edhe për zgjedhjet e dyfishta në vend.
”Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë përcaktues për perspektivat euroatlantike dhe me rëndësi rajonale. Në këtë drejtim, u përshëndet vendosmëria kategorike e Kryeministrit Xhaferi dhe e Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta evropiane, sidomos që para Maqedonisë së Veriut janë zgjedhjet të cilat, jo vetëm që do përcaktojnë se çfarë Qeverie do të fitojnë qytetarët, por edhe drejtimin e mëtejshëm të vendit” – Qeveria e RMV-së.
Të dy bashkëbiseduesit, sic thuhet në komunikatë, u pajtuan se rajoni është truall I ndjeshëm ndaj plasimit të narrativit dezinformues, dhe veçanërisht ka nevojë për menaxhim serioz dhe vigjilent të përpjekjeve për ndikim mbi proceset zgjedhore me narrative dezinformuese hibride. /tvklan.mk/